Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova ka anuluar takimin me homologun e saj austriak, Alexander Van der Bellen, për të shkuar në izolim, meqë një i punësuar i kabinetit të saj ka qenë në kontakt me një person që doli pozitiv ndaj koronavirusit të ri.
Nga kabineti presidencial theksuan se Caputova do të qëndrojë në izolim në shtëpinë e saj deri të premten për shkak të cilës u anuluan të gjitha aktivitetet e caktuara.
Sllovakia është një nga vendet më pak të goditura nga pandemia e COVID-19 në Evropë. Ka gjithsej 1.607 raste me 28 vdekje.


