Turqi, shkon në mbi 206 mijë numri i të shëruarve nga COVID-19

Mos i humb

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 1.151 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 206.365, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e publikuar nga ministri Fahrettin Koca në Twitter.

Deri më tani, Turqia ka kryer 4.446.374 teste, përfshirë 43.343 në 24 orët e fundit.

Aktualisht, 1.251 pacientë në mbarë Turqinë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv, prej të cilëve 378 asistohen me respiratorë.

Ndërkaq, në postimin e tij në Twitter, ministri Koca tha se sot, numri i të shëruarve ka qenë për 238 më i lartë sesa ai i rasteve të reja.

Sipas tij, rritje e rasteve në tri ditët e fundit është regjistruar në Ankara, Konya, Şanlıurfa, Batman, Adana, Kayseri dhe Erzurum.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit