Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa teksa është ndalur tek çështja e këtyre ditëve, ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore, pohoi se Rama është i tmerruar nga vota e shqiptarëve.
Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Hasa pohon se fleta e votimit nuk preket fare nga ekzistenca e koalicioneve parazgjedhore.
REAGIMI I HASËS
Pasi e rrënoi Shqipërinë për 7 vjet Edi Rama 🤡 është i tmerruar nga vota e shqiptarëve.
Ai vazhdon cirkun dhe piruetat e propagandës duke shpikur çdo lloj alibie për të bllokuar bashkimin e madh qytetar kundër tij.
Është e qartë për të gjithë që fleta e votimit nuk preket fare nga ekzistenca e koalicioneve parazgjedhore.

Edi Rama e di mirë që tashmë ka ngelur vetëm dhe në mënyrë të dëshpëruar po kërkon të bllokojë koalicionet duke premtuar fund listat e hapura, duke lene shumicen e qarqeve me lista defakto te mbyllura.
Edi Rama nuk e do hapjen e listave, ai thjesht do që të ndryshojë kushtetutën që të ndalojë koalicionet parazgjedhore.


