Gjatë natës nga e hëna në të martë, shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur veçanërisht fuqishëm Zvicrën Lindore. Shiu më i madh brenda 24 orësh me 90 litra për metër katror ka rënë në Urnäsch (AR) .
Në qytetin e St. Gallenit janë regjistruar 63 litra për metër katrorë. Shirat kanë ndjekur kryesisht linjën e Paraalpeve qendrore dhe lindore, nga Muotathal përmes Toggenburgut deri në Alpstein.
Atje janë matur midis 60 dhe 90 litra shi për metër katrorë.
Ndërsa në Eggenried SG sasia e shiut ka arritur në 80 litra për 24 orë.
Në Lucern janë regjistruar 42.5 litra. Në rrethin Würzenbach, ujërat e fryra kanë përmbytur rrugët të hënën në mbrëmje, duke ndërprerë trafikun e autobusëve të qytetit.
Në liqenin e Konstancës (Bodensee) është regjistruar ngritje e nivelit të ujit për 14 centimetra.
Ndërkaq, situatë dramatike mbretëron prej mbrëmë rreth lumit Thur në kantonin Thurgau
Autoritetet e Thurgaut aktualisht po paralajmërojnë qytetarët përmes aplikacionit Alert Suisse për rrezikun.
Lumi ka vërshuar dhe të gjithë duhet të largohen menjëherë nga zona e prekur.
Në paralajmërim thuhet: “Valët mund të të befasojnë dhe në çdo moment mund të vërshojnë dhe shembin brigjet”.