Kosova mund të izolohet për herë të dytë

Mos i humb

Kosova mund të izolohet sërish për të bërë të mundur frenimin e përhapjes së coronavirusit. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se vendi ka nevojë për një mbyllje tjetër, në mënyrë që në shtator të jenë më të përgatitur për t’u përballur me pandeminë.

“Asnjëherë nuk e përjashtojmë mbylljen sërish, nëse nuk iu përmbahemi masave mbrojtëse ndaj COVID-19. Na nevojitet një mbyllje që shtatori të na gjej më mirë. Një mbyllje duke u munduar të lejojmë zhvillimin e jetës, por me kufizime të orareve të lëvizjes, që planifikohet të bëhet brenda këtij muaji”,tha ministri Zemaj.

Në Kosovë vijon të ketë numër të lartë rastesh ditore të infektimeve me coronavirus. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në rreth 10.500 raste, ndërsa 354 persona kanë ndërruar jetë. Mbi 4 mijë njerëz janë aktiv me covid-19, ndërkohë që kurba nuk po njeh ulje.

Qeveria e Avdullah Hotit është duke u përballur edhe me një presion në rritje të opozitës, e cila e akuzon për paaftësi në menaxhimin e pandemisë. Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e firmave për paraqitjen në Parlament të mocionit mosbesimit ndaj qeverisë, ku mënyra se si po menaxhohet pandemia është një prej pikave për të cilat kërkohet largimi qeverisë.

Ndërkohë, që Albin Kurti, iu drejtua ambasadave në Prishtinë me një letër për të ndihmuar vendin nga kolapsi I pandemisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit