Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Turqisë, Hulusi Akar, në shoqërim të komandantit të Forcave të Armatosura të Turqisë qëndron për vizitë në Azerbajxhan, raporton (AA).
Në shoqërim të ministrit Akar në Bakku janë edhe kryeshefi i Shtatmadhorisë, gjenerali Yaşar Güler, komandanti i Forcave tokësore gjenerali, Ümit Dündar, komandanti i forcave ajrore gjeneral Hasan Küçükakyüz dhe komandanti i flotës turke Adnan Özbal.
Delegacioni turk fillimisht vizitoi varrezat “Fahri Giyabani” në qendër të kryeqytetit të Azerbajxhanit, Baku. Akar vendosi një kurorë me lule në varrin e ish-presidentit të Azerbajxhanit, Haidar Aliyev, si dhe lule në varrin e gruas së tij Zarifa Aliyev.
Delegacioni turk më pas vizitoi varret e dëshmorëve turq. Një minutë heshtje u mbajt në nder dëshmorëve turq dhe u vendosën lule në monument. Ministri Akar la një mesazh në Librin e Nderit.
Krahas delegacionit turk, gjatë vizitës në varreza ishte edhe ministri azerbajxhanas i Mbrojtjes, Zakir Hasanov.


