Meta kujton veprimtarin e Rilindjes Kombëtare: Ishte shembull frymëzimi për gjenerata të tëra të shqiptarëve

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta kujton sot 150-vjetorin e lindjes së veprimtarit të dalluar të Rilindjes Kombëtare, Josif Bageri.

Në një mesazh në ‘Facebook’, Meta shkruan se Bageri ishte një poet me talent të rrallë, prozator, gazetar dhe publicist i spikatur, që tërë jetën dhe veprën ja kushtoi çështjes kombëtare.

Mesazhi i Metës:

“Dëshira dhe qëllimi ynë âsht të ç`gjumim kombin prej gjumit rônd dhe t’a shohëm të nisun në udhët gjënd të kjytetnimit dhe t’kullturës”.

Sot, në 150-vjetorin e lindjes të veprimtarit të dalluar të Rilindjes Kombëtare, Josif Bageri, nderojmë kujtimin dhe veprën e paharruar të gjuhëtarit dhe atdhetarit shqiptar ortodoks nga Reka e Maqedonisë së Veriut, në funksion të përhapjes së dijes, ndjenjave më të larta të atdhedashurisë dhe vlerave më përbashkuese të shqiptarëve.

Poet me talent të rrallë, prozator, gazetar dhe publicist i spikatur, tërë jetën dhe veprën ja kushtoi çështjes kombëtare, në veçanti mësimit, mbrojtjes dhe promovimit të gjuhës shqipe, duke u kthyer në model e shembull frymëzimi për gjenerata të tëra të shqiptarëve në të gjitha trojet ku ata jetojnë, në veçanti në Maqedoninë e Veriut, për mbrojtjen e identitetit tonë kombëtar dhe europian. 🇦🇱

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Filirmetazyrtar%2Fposts%2F3256670484379202&width=500
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit