Meta: Mijëra qytetarë u lanë të braktisur, asnjë nuk i informoi qytetarët për kushtet me kufirin grek

Mos i humb

Në një konferencë shtypi me gazetarët, presidenti i Republikës, Ilir Meta foli sa i takon çështjes së Kakavijës, ku për disa ditë pika kufitare në fjalë u pushtua nga një radhë kilometrike automjetesh, që prisnin të kalonin në vendin fqinj,

“Mijëra qytetarë u lanë të braktisur në kushte të vështira në kufij. Duhet të kalojmë me sa më pak kosto situatën e pandemisë. Situata në Kakavijë ka të bëjë me përgjegjësitë e paushtruara në kohë nga qeveria.

Është përgjegjësia e qeverisë të kujdeset për shtetasit e saj. Çfarë informacioni iu është dhënë qytetarëve që udhëtojnë jashtë vendit? A ka patur një njoftim zyrtar nga MEPJ për numrin e qytetarëve që lejohen? Një qeveri e përgjegjshme i parandalon situata të tilla. Situata të tilla rrezikojnë shëndetin e mijëra qytetarëve. Asnjë nuk i informoi qytetarët për kushtet që duheshin për të hyrë në Greqi.

Qeveria fajësoi vetë qytetarët për krijimin e radhëve të gjata. Jemi vend rekord për emigrantët ndaj të gjithë, e në mënyrë të veçantë kryeministri, ministrat e linjës, dhe strukturat kryesore duhet të ndjekin me përparësi lëvizjen e shtetasve tanë, të freskojnë informacionin për lëvizjen jashtë kufijve dhe të sigurojë tampon falas për emigrantët, një tampon prej 120 eurosh është i papërballueshëm, të subvencionojë tamponët dhe të marrë masat që situata të mos përsëritet në asnjë pikë të kalimit të kufirit.

Mungon përgjegjësia për të dhënë mbështetjen e duhur për sektorin e shëndetësisë.

I gjithë personeli po lufton për të përballuar këtë situatë. Si presidenti kam bërë çdo përpjekje për të bashkëpunuar me qeverinë dhe çdo institucion që kjo sfidë e madhe të ketë sa më pak kosto.”

LIVE – Konferencë për mediat

Gepostet von Ilir Meta am Montag, 17. August 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit