Rritet bilanci i viktimave nga COVID-19 në Brazil, Meksikë dhe Indi

Mos i humb

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.352 vdekje, në Indi 1.092 ndërsa në Meksikë 751.

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 47.784 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.407.354 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 109.888 me 1.352 vdekjet e reja.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është më i prekuri në vend nga pandemia me 711.530 raste dhe 27.315 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 2.554.179.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

– Meksikë

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 751 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 57.774. Ndërkaq, me 5.506 raste të reja, është rritur në 531.239 numri i të infektuarve me COVID-19.

Deri më tani, në vend janë shëruar 363.307 persona të prekur nga COVID-19.

Numri i viktimave nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

– Indi

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 64.531 raste të reja, duke e rritur në 2.767.273 numrin e të infektuarve ndërsa me 1.092 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 52.889 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në gjithsej 2.037.870.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit