Kosovë: Janë regjistruar 13 viktima dhe 158 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Mos i humb

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në Kosovë, në raportet ditore për situatën epidemiologjike, njoftoi se të enjten, janë regjistruar edhe 13 raste të vdekjeve nga koronavirusit i ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 438.

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani njoftoi gjatë një konference për media në Prizren, se nga testimi i 471 mostrave, janë regjistruar edhe 158 raste të reja të të infektuarve, dhe me këtë shifër numri i përgjithshëm shkon në 12.002.

Të shëruar nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri janë konstatuar 245 pacientë . Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 7.929.

Aktualisht raste aktive me COVID-19 në Kosovë janë 3635.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit