Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 942.106 ndërsa bilanci i viktimave në 16.099.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 4.785 raste të reja numri i rasteve ka arritur në 942.106 ndërsa me 110 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 16.099.
Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 755.513 me 6.090 të shëruar në 24 orët e fundit.
Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është në 0,5 për qind dhe tek 23,3 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.
Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 688 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 255.136, ndërsa me 11 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 4.698.
Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 291 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 33.5 milionë.
Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat kundër pandemisë në vend filluan në fund të muajit mars.
Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara.
Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë, që filloi më 30 mars, u hoq më 9 qershor.
Në kuadër të masave kundër COVID-19, Rusia më 27 mars ndaloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe që nga 1 gushti rifilloi në mënyrë të ndërsjellë fluturimet ndërkombëtare me Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Tanzaninë.


