Shpërthime në jug të Filipineve, 10 të vdekur

Mos i humb

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë dy shpërthimeve në jug të Filipineve.

Dy shpërthimet ndodhën sot në mëngjes në Jolo në provincën Sulu, rajoni autonom i Bangsamoro-s, në jug të Filipineve, njoftuan nga ushtria filipinase. Në mesin e viktimave janë 5 ushtarë. Më shumë se 40 persona, në mesin e të cilave ka edhe civilë, janë të plagosur.

Sipas GMA News Online, nënkoloneli i ushtrisë së Filipineve, Ronald Mateo konfirmoi vdekjet, duke shtuar se gati 18 ushtarë dhe 22 civilë u plagosën.

Zëdhënësi i policisë së Filipineve, gjenerali brigadier Bernard Banac tha se shpërthimi i parë ndodhi rreth mesditës në afërsi të Paradise Food që ndodhet në Barangay Walled në Jolo. Shpërthimi i dytë ndodhi rreth një orë më vonë.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet, megjithëse agjencitë e sigurisë së vendit drejtuan gishtin kah Abu Sayyaf, një grup militant që dyshohet se është zotuar për besnikëri ndaj DEASH-it dhe ka qenë duke kryer sulme, rrëmbime, atentate dhe zhvatje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit