SHBA, sulm ndaj një senatori republikan nga turma e tërbuar

Mos i humb

Senatori republikan në SHBA, Rand Paul sot tha se ishte “sulmuar nga një turmë e zemëruar” prej më shumë se 100 personave pranë Shtëpisë së Bardhë ku ai mori pjesë në kongresin për nominimin e presidentit Donald Trump.

“Sapo na sulmoi një turmë e zemëruar prej mbi 100 personash në një bllok larg Shtëpisë së Bardhë”, tha Paul në Twitter në orët e para të ditës së sotme.

“Faleminderit Departamentit të Policisë DC që shpëtuan jetën tonë nga një turmë e çmendur”, shtoi ai.

Në një video që u shfaq në mediat sociale, Paul dhe gruaja e tij Kelley shihen duke u shoqëruar nga policia përmes një turme të revoltuar protestuesish.

Motivi i konfrontimit nuk është ende i qartë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit