KLGJ ka miratuar sot 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, që u përzgjodhën ditën e djeshme.
Ata janë:
- Sokol Ibi
- Manjola Xhaxho
- Edlira Petri
- Emona Muci
- Asim Vokshi
- Gentian Medja
- Esmeralda ceka
- Alma Kolgjoka
Ndërkohë ditën e nesërme do mbahet ceremonia publike e betimit të tyre nga ora 10:00 deri më 11:00.
Sapo të betohen 8 gjyqtarët e zgjedhur të Kolegjit do vendoset konstituimi i KZGJ, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor. Tetë gjyqtarët pritet të shqyrtojnë mosmarrëveshjet, të cilat mund të lindin mes palëve pas zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021.


