Deklarata e fortë e Lleshaj: E sigurt që nuk do jem më në këtë post. Asnjë nuk është i përjetshëm!

Mos i humb

“Është e sigurt që nuk do jem më si ministër “, kështu tha nga Vlora ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, duke konfirmuar kështu se nuk do të mbajë më postin.Lleshaj tha se asnjë post nuk është i përjetshëm, ndërsa shtoi me siguri se ai nuk do të jetë më Ministër i Brendshëm.

“ Që s’do të jem në këtë post është krejt e sigurt. Asnjë nuk është i përjetshëm në këtë post”, tha ai shkurt për gazetarët.

Ndrëkohë ndërsa komentoi edhe zhvillimet e Operacionit Forca e Ligjit, Lleshaj tha se pasuritë e krimit do të kthehen në asete publike.

“Pasuritë e krimit do të kthehen asete publike . Ndërsa Vlora nuk kryeson më listën e qyteteve kryesore të kultivimit të lëndëve narkotike si rrjedhojë e punës së policisë”, u shpreh ministri.

#Vlorë – Ceremonia e prezantimit të forcave SHQIPONJA në #DVPVlorë 🇦🇱#MëshumëSiguriFjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit gjatë prezantimit të forcës së posaçme "Shqiponjat" të Drejtorisë Vendore të Policisë VlorëI nderuar Ministër Lleshaj,I nderuar prefekt i qarkut,I nderuar kryetar i qarkut,Të nderuar përfaqësues të pushtetit vendor dhe drejtues të institucioneve,Të nderuar drejtues e kolegë të DVP dhe të DVKM Vlorë,Sot në Vlorë, në takim e tetë, prezantojmë skuadrën e re "Shqiponja të krijuar falë mbështetjes së qeverisë dhe në veçanti të Kryeministrit Rama e Ministrit të Brendshëm Lleshaj, që mundësuan shtimin me 500 vende në strukturën e Policisë, duke krijuar në çdo Drejtori Vendore, forcën e posaçme, si dhe shtinim në pikat e kalimit dhe në kufirin e gjelbër me vajza e djem të rinj.Zgjodhëm për t’i bërë të hapura për publikun këto takime, me gjithë vështirësitë dhe kufizimet e pandemisë, për të dhënë mesazhin e qartë se synimi i madh dhe i vetëm është të garantojmë rritjen e rendit dhe sigurisë publike, duke i bërë qytetet tona më të qeta e të sigurta.E theksoj, se kjo nuk është një reformë, kjo është Policia moderne që kemi filluar të bëjmë realitet së bashku me qytetarët.Fytyra e re e Policisë së Shtetit, me këta të rinj e të reja, nuk është më ngjallja e frikës ndaj të gjithë qytetarëve, por bashkëpunimi me qytetarët e ndershëm në misionin e përbashkët për ta bërë shoqërinë dhe vendin më të sigurt, zhvillimin ekonomik, turizmin, ku veçoj potencialet e mëdha që ka gjithë zona e Vlorës në këtë aspekt.Gjatë gjithë këtyre ditëve, më kanë ardhur qindra mesazhe e telefonata nga qytetarë të ndryshëm, përfaqësues institucionesh, intelektuale të fushave të ndryshme, të cilët më kanë shprehur vlerësim për krijimin e kësaj force, pasi po krijon që në fillesat e saj një perceptim dhe opinion pozitiv në komunitet, por edhe duke më sugjeruar e bërë prezent shqetësimet e tyre.Këto qindra mesazhe e telefonata të marra posaçërisht për "Shqiponjat", sugjerimet dhe vërejtjet e tyre, më kanë inkurajuar, si Drejtor i Përgjithshëm që së bashku me drejtuesit e tjerë të Policisë dhe me mbështetjen e Ministrit të Brendshëm të punojmë më shumë e të gjejmë forma e metoda sa më efikase që çojnë në rritje të besimit të komunitetit te Policia, në rritje të parametrave të sigurisë dhe në goditje më të ashpër të krimit.Ky është shembulli më i mirë se siguria nuk mund të jetë sipërmarrje vetëm e policisë. Përkundrazi, është sipërmarrje e përbashkët e shoqërisë, qytetarëve, biznesit, shoqërisë civile, medias, institucioneve, drejtësisë, dhe sigurisht, me rolin specifik që luan Policia e Shtetit.Të nderuar pjesëmarrës,Policia e Shtetit gjatë viteve të fundit është përshirë në një proces të vazhdueshëm ndryshimesh, me synim afrimin tek qytetarët me standardet e policimit të vendeve perëndimore.Bëhet fjalë për ndryshime në mënyrën e policimit në komunitet, struktura më efikase për të kontrolluar më mirë territorin dhe për t'iu shërbyer më mirë qytetarëve përmes shërbime online, trajnimin e vazhdueshëm të punonjësve të Policisë, pajisjen me bazë logjistike dhe në rinovim mbi 30 % të flotës së automjeteve, ripërtëritjen e moshës së Policisë. Janë mbi 2 mijë të reja e të rinj që i janë bashkuar Policisë së Shtetit.Aktualisht jemi në një proces rekrutimi, i cili fillon ditën e mërkurë, në 16 shtator, me fazën e parë të testimit me shkrim. Në këtë fazë janë mbi 2100 aplikantë – për 350 vende, çka tregon një interes të madh të të rinjve për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit.I nderuar Ministër,Rendi dhe siguria në qarkun e Vlorës është relativisht në parametra normalë, pasi është një qark me tendencë kriminale të trashëguar. Ndaj puna e Policisë pavarësisht sa efektive ka qenë, nuk është mbështetur gjithmonë nga gjyqësori ndër vite, çka ka bërë që shumë elemente kriminale të mos dënohen nga drejtësia e vjetër.Tashmë me krijimin e drejtësisë së re besojmë se do ketë një bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve hetimore, për të ndëshkuar me ligj ata që tentojnë të kryejnë krime ndaj personit, ndaj pronës, trafiqe të paligjshme dhe kultivim e trafikim të lëndëve narkotike. Pas Prokurorisë së posaçme, BKH është një garanci më shumë në këtë luftë, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.Strukturat që operojnë në Vlorë kanë përballuar me sukses luftën kundër kultivimit të kanabisit, sezonin turistik, ngarkesën e pandemisë, parandalimin e trafiqeve të paligjshme në rrugë detare, duke bashkëpunuar edhe me homologët Guardia di Finanza-s, si dhe në parandalimin dhe goditjen e krimit në përgjithësi.Të nderuar punonjës të forcës së posaçme "Shqiponjat",Qytetarët ju mirëpritën, po ju mbështesin që në hapat e parë. Ju keni rritur besimin e shpresën për një polici akoma më të denjë e profesionale, për një reagim të ashpër ndaj krimit, por jo vetëm ndaj krimit, por edhe ndaj çdo paligjshmërie, në rrugë, në ambiente publike, në shkolla, reagim më të ashpër ndaj atyre që guxojnë të shesin lëndë narkotike fëmijëve e nxënësve.Pas tre ditësh fillon procesi mësimor dhe ju duhet të jeni një garanci më shumë në shkollat e vendit, ndaj mos u rrëmbeni nga mosha apo uniforma, por rrëmbehuni nga dëshira për t'iu shërbyer qytetarëve, për të zbatuar ligjin dhe për të ndëshkuar krimin.Besoj te ju, keni mbështetjen time, të stafit drejtues të Policisë së Shtetit dhe të Ministrit të Brendshëm, por keni edhe mbështetjen, mirëpritjen dhe besimin e qytetarëve, ndaj bëni më të mirën në interes të ligjit dhe qytetarëve.Së fundmi dua të falënderoj të gjithë punonjësit e Policisë për përballimin e ngarkesës dhe pandemisë, si dhe të shpreh mirënjohjen time për familjarët e tyre.Ju uroj suksese dhe punë të mbarë!

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 11. September 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit