Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, duke përgënjeshtruar pretendimet për gjendjen shëndetësore të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha se “shëndeti i Putinit është i shkëlqyeshëm dhe nuk do të dorëhiqet”.
Peskov vlerësoi pretendimet e gazetës britanike The Sun se Putin është diagnostikuar me Parkinson dhe se vitin e ardhshëm do të japë dorëheqje.
Ai tha se pretendimet në fjalë nuk pasqyrojnë të vërtetën.
“Jo, shëndeti i Putinit është i shkëlqyeshëm dhe nuk do të dorëhiqet”, u shpreh ai.
Mandati i presidentit 68-vjeçar rus, Putin, përfundon më 2024.


