Kremlini përgënjeshtron pretendimet rreth gjendjes shëndetësore të Putinit

Mos i humb

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, duke përgënjeshtruar pretendimet për gjendjen shëndetësore të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha se “shëndeti i Putinit është i shkëlqyeshëm dhe nuk do të dorëhiqet”.

Peskov vlerësoi pretendimet e gazetës britanike The Sun se Putin është diagnostikuar me Parkinson dhe se vitin e ardhshëm do të japë dorëheqje.

Ai tha se pretendimet në fjalë nuk pasqyrojnë të vërtetën.

“Jo, shëndeti i Putinit është i shkëlqyeshëm dhe nuk do të dorëhiqet”, u shpreh ai.

Mandati i presidentit 68-vjeçar rus, Putin, përfundon më 2024.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit