Meta takim lamtumire me ambasadorin e Kuvajtit: Mirënjohje për ndihmën financiare pas tërmetit të 26 nëntorit

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim ambasadorin e shtetit të Kuvajtit, Fayez Mishari Al Jassim, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

Mes të tjerash, Meta shkruan se e ka përgëzuar ambasadorin për rolin dhe kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe për promovimin e Shqipërisë në shtetin e Kuvajtit.

“Prita në një takim të ngrohtë Ambasadorin e shtetit të Kuvajtit, Sh.T.Z. Fayez Mishari Al Jassim, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.
E përgëzova për rolin dhe kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe për promovimin e Shqipërisë në shtetin e Kuvajtit.
Shpreha mirënjohje për vëmëndjen që Kuvajti i ka kushtuar marrëdhënieve me Shqipërinë, si dhe për mbështetjen e ndihmën e vyer financiare për projekte të rëndësishme të dhënë ndër vite, veçanërisht në adresimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të kaluar. 🇦🇱🤝🇰🇼”, shkruan Meta.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Filirmetazyrtar%2Fposts%2F3514512115261703&show_text=true&width=552&height=623&appId
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit