“LSI, Vetting për të gjithë kandidatët”, ish-ministrja Gjosha: Zgjedhjet e 2021 duhet të jenë pikë kthese e fortë për politikën

Mos i humb

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, shkruan në “Facebook” se “Integriteti i figurave politike dhe funksionarëve publik është sfida më e madhe me të cilën ndeshet politika shqiptare”.

Sipas ish-ministres, zgjedhjet e 2021 duhet të jenë një pikë kthese e fortë për përfaqësimin politik, ndërsa shton se LSI do të kryejë vettingun për të gjithë kandidatët e saj.

“Bashkë me Altin Kaziaj, përfaqësuesin e LSI në KQZ, në konferencën e organizuar nga OSBE dhe Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta mbi Zbatimin e Ligjit për Dekriminalizimin. Integriteti i figurave politike dhe funksionarëve publik është sfida më e madhe me të cilën ndeshet politika shqiptare. Mungesa e vullnetit nga mazhoranca ka dëmtuar rëndë jo vetëm imazhin e vendit por cilësinë e politikbërjes dhe besimin e qytetarëve te politika. Zgjedhjet e 2021 duhet të jenë një pikë kthese e fortë për përfaqësimin politik, që më pas të vihet në dispozicion të vendit dhe mirë qeverisjes! LSI do të kryej vettingun për të gjithë kandidatët e saj me vullnetin e plotë për t’i ofruar elektoratit alternativën tonë më të mirë”, shkruan Gjosha.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FklajdagjoshaLSI%2Fposts%2F1498806210310830&show_text=true&width=552&height=868&appId

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit