Rama dorëzon 4 shtëpi në Farkë: Problem vetëm me një grup që janë në pika të largëta, do ua japim lekët direkt e të vendosin vetë

Mos i humb

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dorëzuar 4 familjeve në Farkë shtëpi të rindërtuara.

Rama i shoqëruar nga Ahmetaj dhe Veliaj nuk ka kursyer batutat me kryefamiljarët dhe gratë e tyre teksa i dha secilit dokumentat e shtëpisë në dorë.

Ai ngriti shqetësimin me një grup familjesh që i kanë shtëpitë larg ose nëpër pika gjeologjike të vështira . Sipas kryeministrit, qeveria nuk do investohet direkt për t’u rindërtuar banesat aty ku janë, por do u financojë me para direkt rindërtimin dhe më pas familjet mund të vendosin vetë të ngrenë shtëpitë e tyre aty ku janë ose të spostohen.

Sipas tij ky grup nuk është i madh, por garantoi se problemi do zgjidhet. Ahmetaj zbuloi se 5 familje të tilla janë vetëm në Farkë të Tiranës.’Kemi problem me disa shtëpi që janë nëpër pika të largëta, gjeologji të vështira, do u japim direkt lekët. Të vendosin vetë nëse do e rindërtojnë vetë me financimin tonë, ose të spostohen që mos kemi telashe jo pse më lëviz, pse s’më lëviz. Ky grup që nuk është grup i madh, disa do zgjidhet, dhe do u japim lekët një për një.’’- tha Rama.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F740745313545011%2F&show_text=false&width=560
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit