Pas negociatash maratonë për një marrëveshje tregtare pas Brexitit Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe arritën të bien më në fund dakord. Marrëveshja rregullon marrëdhëniet e ardhshme midis Londrës dhe Brukselit pasi Britania e Madhe të largohet nga BE. Ajo parashikon tregti pa tarifa doganore dhe pa kufizime sasiore. Tani që u arrit marrëveshja, ajo duhet të kthehet në ligj. Parlamentet në Britaninë e Madhe dhe Evropë duhet ta ratifikojnë marrëveshjen. Megjithatë të dyja palët po e trumbetojnë atë si një fitore të tyre. Por
“The clock is no longer ticking.”
Këto ishin pak a shumë fjalët e para nga goja e kryenegociatorit të BE, Michel Barnier, ndërsa ai njoftoi se është arritur marrëveshje e tregtisë me Mbretërinë e Bashkuar.
Nuk ka më kërcënime të paqarta “pa marrëveshje”; jo më shumë pasiguri për marrëdhëniet e ardhshme. Ky ishte një moment historik. Një marrëveshje e drejtë dhe e ekuilibruar për të dy palët, tha Komisioni Evropian.
Por do të duhej të keni qenë gjysmë të fjetur për të kuptuar ndryshimin e fortë të tonit midis njoftimit triumfalist të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe deklaratës së zymtë nga Komisioni Europian. Për Johnson, 1 janari paralajmëron një lloj rilindjeje për vendin jashtë BE-së.
Për Brukselin, i gjithë ky proces negociues ka qenë – siç u përmblodh sot nga ministri i Evropës i Finlandës – një përpjekje për kufizimin e dëmit.
Votimi i Brexit në 2016, që çoi në humbjen e një vendi anëtar kaq të rëndësishëm, ishte një shuplakë e madhe për BE. Qëllimi i saj që nga ajo kohë ka qenë të nënshkruajë një marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar që mbron interesat e biznesit dhe të sigurisë së BE – por jo aq avantazhuese sa të tundojë vendet e tjera anëtare të largohen nga blloku.
Traktati duhet të ratifikohet ende. Parlamenti britanik mund ta ratifikojë brenda këtij viti. Teksti duhet të miratohet nga kryeqytetet e BE para fundit të vitit. Secili vend ka një veto, megjithëse nuk pritet ta përdorin atë. E njëjta gjë vlen edhe për Parlamentin Evropian.
Udhëheqësit e BE-së nuk kanë harruar klauzolat e diskutueshme që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar futi në Projektligjin e saj të Tregut të Brendshëm këtë vjeshtë, duke shkelur Marrëveshjen e Shkurorëzimit të Brexit, nënshkruar me ta më pak se një vit më parë.


