Vlorë – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale.
Një 29-vjeçar kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” pasi akuzohej për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ushtroi dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij.
Ndër të tjera, një 41-vjeçar u arrestua pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë: Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. M., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka dalë nga banesa duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor është arrestuar në flagrancë shtetasi T. J., 41 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


