Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, pas takimit me kryetarin e Partisë Popullore Republikane (CHP), Kemal Kiliçdaroglu në Ankara deklaroi se në operacionin “Dega e Ullirit” nuk kanë humbur asnjë ushtar.
Yildirim rikujtoi se më 20 janar ka nisur Operacioni “Dega e Ullirit” me qëllim që rajoni Afrin, në Siri të çlirohet nga pjesëtarët e organizatës terroriste PYD/PKK, e cila është aktive në këtë rajon për një kohë të gjatë.
Kryeministri i Turqisë foli edhe për emrin e operacionit. “Afrini është rajon i cili njihet për ullinjtë. Operacioni drejt Afrinit është operacion paqësor”, tha Yildirim, duke shtuar se kujdes të veçantë do t’i kushtohet të mos shkaktohet dëme mbi civilët.
Ai theksoi se aksioni me sukses ka vazhduar në ditën e tretë, ku gjatë dy ditëve të para më shumë se njëqind avionë shkatërruan mbi 170 objektiva. Yıldırım rikujtoi se më 21 janar ka filluar operacioni tokësor.
“Deri në këtë moment nuk kemi humbur asnjë ushtar, por kishte sulm mbi ushtarëve tanë të pozicionuar në Kilis dhe një ushtar i yni është plagosur lehtë. Me aksionin ajror të kryer mbrëmë, është bombarduar pozicioni në Afrini nga ku u nis një raketë në Reyhanli dhe u shkatërrua”, tha kryeministri turk, i cili rikujtoi se sot është kryer sulm në distriktin Kirikhan, në Hatay, ku si pasojë ka humbur jetën një i punësuar në kompaninë për shpërndarjen e energjisë elektrike.
Ai shtoi se populli turk vazhdon të japë mbështetje dhe të lutet për sukses të forcave turke. Yıldırım tha se ky operacion së shpejti do të përfundojë dhe do të sjellë paqe për njerëzit që jetojnë në Afrin, si dhe do të hiqet kërcënimi dhe ndalen sulmet në kufirin turk dhe rajonin në Kilis dhe Hatay.
Kılıçdaroglu tha se siguria kufitare e Turqisë është shumë e rëndësishme dhe ushtarët vazhdojnë luftën. “Dëshira jonë më e madhe është të palënduar të kthehen në shtëpi”, tha Kılıçdaroğlu, duke shtuar se është i rëndësishëm edhe integriteti territorial i Sirisë./Rtv islam/


