Presidenti dekreton 21 prokurorë

Mos i humb

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, në pajtim me propozimin e Këshillit Prokurorial, me dekret ka emëruar sot 21 prokurorë të rinj të shtetit, nëpër prokuroritë Themelore të Kosovës.

Siç njoftohet përmes një komunikate nga presidenca, prokurorët e emëruar dhanë betimin para Thaçit, me ç‘rast u zotuan se do ta kryejnë detyrën e prokurorit me nder, përgjegjësi dhe paanshmëri.

“Ju uroj suksese në përgjegjësitë e reja që keni marrë. Ju duhet t’i kryeni obligimet në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, duke shtuar më tej se “Konsolidimi i sundimit të ligjit duhet të jetë prioritet kryesor. Në këtë drejtim ju keni mbështetjen time të plotë” ka thënë Thaçi.

“Tani kur jemi në prag të 10 vjetorit të pavarësisë, duhet angazhim më i madh për forcimin e sundimit të ligjit, duke siguruar një shtet të fort, ligjor, të barabartë për krejt qytetarët”, përfundoi ai./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit