Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, tha se, “Fondacionet e xhemateve, Patriarkana e Armenëve të Turqisë dhe Komuniteti Hebrenj i Turqisë janë pranë ushtrisë dhe shtetit tonë”.
Kalin nëpërmjet rrjetit social Twitter ka publikuar fotografitë e deklaratave mbështetëse të Patriarkanës së Armenëve të Turqisë, Komunitetit Hebrenj të Turqisë dhe fondacioneve të xhemateve në këtë shtet lidhur me Operacionin “Dega e Ullirit” në Afrin.
“Fondacionet e xhemateve, Patriarkana e Armenëve të Turqisë dhe Komuniteti Hebrenj i Turqisë janë pranë ushtrisë dhe shtetit tonë. Kjo frymë e unitetit dhe e bashkimit është forca më e madhe e jona”, tha ai./Rtv islam/


