Lirimi i kardiologut Edvin Prifti, SPAK ankimon vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit

Mos i humb

SPAK do të ankimojë vendimin për lirimin e kardiologut Edvin Prifti, i cili u arrestua pak ditë më parë dhe më pas u la i lirë, nën akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’.

Prokuroria e Posaçme do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë për të kërkuar rekurs të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila i ndryshoi masën e sigurisë për shefin e kardiokirurgjisë, Edvin Prifti.

Priftit iu gjetën 250 mijë euro dhe afro 160 milion lekë të reja në shtepi dhe zyrë, ndërsa aktualisht ndaj tij ka mbetur në fuqi masa e pezullimit të ushtrimit të detyrës.

Kujtojmë se mjeku i njohur është zbuluar rastësisht nga SPAK, pasi kjo e fundit kishte vënë në përgjim sekretaren e gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi, e cila u arrestua bashkë me gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe dhjetë persona të tjerë për vapën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Teksa SPAK e kishte vënë në përgjim Mallkuçin, zbulon se kjo e fundit fliste me mjekun Prifti për operacionin e nënës, për të cilin ai i kishte kërkuar para.

Prifti deklaroi pak para se të arrestohej  se paratë e gjetura janë të ligjshme dhe shtoi se ato janë të bashkëshortes të përfituara nga një kontratë shit-blerje me të motrën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit