Erdoğan: Paketa e re e reformës synon rritjen e investimeve, prodhimit, vendeve të punës dhe eksporteve

Mos i humb

Erdoğan: Paketa e re e reformës ekonomike e Turqisë synon të rrisë investimet, prodhimin, vendet e punës dhe eksportet.

Erdoğan: Turqia do të rrit zhvillimin e saj të mundshëm përmes rritjes së efikasitetit të prodhimit.

Erdoğan: Turqia synon ekonomi të brendshme dhe kombëtare me më pak importe dhe me më shumë eksporte.

Erdoğan: Për ta bërë Turqinë një ndër 10 ekonomitë më të mëdha të botës, duke punuar natë e ditë, patjetër do t’i arrijmë qëllimet tona.

Erdoğan: Turqia pavarësisht krizave rajonale dhe globale e ruan fuqinë e saj.

Erdoğan: Thelbin e reformave që do t’i shpalosim e përbëjnë politikat makroekonomike dhe strukturore.

Erdoğan: Në kuadër të stabilitetit makroekonomik, jemi fokusuar në fushat e financës publike, inflacionin, sektorin financiar, deficitin e llogarisë rrjedhëse dhe në punësim.

Erdoğan: Fusha jonë e parë e reformës do të jetë formimi i një strukture më të fuqishme të financave publike kundër rreziqeve.

Erdoğan: Do të vendosim kufizime për shpenzimet në fusha të tilla si blerja dhe marrja me qira e mjeteve, përfaqësimi dhe pritjet në sektorin publik.

Erdoğan: Do të fillojmë zbatimin e Administratës Dixhitale Tatimore të Turqisë që do të shërbejë 7 ditë në 24 orë.

Erdoğan: Paketa jonë e reformës përfshin edhe përjashtim nga taksat për esnafin me të ardhura të ulëta.

Erdoğan: Në kuadër të reformës kemi përfshirë edhe problemet që investitorët ndërkombëtarë hasin në aspektin e taksave.

Erdoğan: Një nga pikat tona kryesore të axhendës do të jetë edhe lufta me inflacionin. Objektivi ynë është të arrijmë nivele të ulëta të inflacionit me një shifër.

Erdoğan: Me qëllim zhvillimin e industrisë inovative, të fuqishme shëndetësore po formojmë Kryesinë e Industrive Shëndetësore të lidhur me Presidencën.

Erdoğan: Po formojmë qendra logjistike jashtë vendit në mënyrë që produktet tona të eksportit të kenë qasje të shpejtë dhe kosto më të ulët në tregje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit