Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu uroi përmes telefonit ministren e parë femër të Libisë, Najla Mangoush, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve nga burimet diplomatike, Çavuşoğlu dhe ministrja e Jashtme libiane, Mangoush zhvilluan një bisedë telefonike.
Gjatë bisedës Çavuşoğlu përgëzoi homologen e tij libiane për detyrën e saj të re.
Najla Mangoush
Najla Mangoush u bë ministrja e parë femër e Libisë. Mangoush përfundoi masterin në të Drejtën Penale në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit Benghazi në lindje të Libisë dhe përfundoi doktoraturën e saj në fushën e “menaxhimit të konfliktit dhe paqes” në Universitetin George Mason në SHBA.
Mangoush e cila ka gati 15 vjet përvojë pune, ka punuar në organizata të ndryshme ndërkombëtare.
Mangoush jeton në SHBA që nga viti 2012.


