Mbi 100 mijë të prekur, mutacioni turk i koronavirusit po bën kërdinë

Mos i humb

Duket se pamdemisë Covid-19 ende nuk i ka ardhur fundi mes shumë mutacioneve që po zbulohen ditë pas dite.

Një ditë më parë, shkencëtarët turq hodhën dyshime mbi një mutacion të ri të koronavirusit që ishte shfaqur në këtë vend, ndërsa sot gjithçka është konfirmuar. Mediat turke i referohen Prof. Dr. Alper Şener, i cili dha alarmin i pari mbi mutacionin turk të koronavirusit.

Sipas tij gjithçka erdhi papritur dhe se numri i personave të prekur me këtë variant të ri është tepër i lartë.

“Mutacioni i ri është kthyer në një makth për ne”, u shpreh ai,

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë turk konfirmoi se vetëm gjatë ditëve të fundit janë konfirmuar më shumë se 100.000 të prekur në qytetet përreth detit Marmara, ku dyshohet se është edhe epiqendra e këtij mutacioni.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit