Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku një 74-vjeçar është gjetur i mbytur në pusin e tij.
Sipas policisë dyshohet se 74-vjeçari mund të ketë rënë aksidentalisht në pus pasi ka qenë duke punuar.
Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi:
Sot rreth orës 11:35, në fshatin Agim, Fier, është gjetur nga familjarët i mbytur në pusin e tij shtetasi J. S., 74 vjeç. Dyshohet se 74-vjeçari mund të ketë rënë aksidentalisht në pus pasi ka qenë duke punuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


