Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për thirrjen si dëshmitar të ish-kryeministrit Sali Berisha në procesin gjyqësor ndaj Izet Haxhisë.
Ky i fundit po rigjykohet për vrasjen e ish-deputetit demokrat, Azem Hajdarit.
Në çelje të shqyrtimit gjyqësor, gjykata deklaroi se për thirrjen si dëshmitar të Berishës do vendoste një moment të dytë.


