Mes të tjerash Rama tha se sot ndihet i lehtësuar në lidhje me vaksinat anti-covid që ka siguruar deri më tani vendi. Kujtojmë se dje erdhën nga Turqia 192 mijë doza të vaksinës kineze sinovac.
PJESË NGA BASHKËBISEDIMI I RAMËS
Qytetari: Zoti Rama s’po na lenë me ju taku?
Rama: Si je? Je mirë?
Manastirliu: Kemi nisur sot me vaksinën Sputnik V
Rama: Si jeni? Të kaluara. Kujdesuni për radhën
Manastirliu: Mësuesit janë të organizuar sipas turneve
Rama: Kur nisin vaksinimin masiv tek pensionistët?
Manastirliu: Nisim ditën e diel me Tiranën, duke nisur nga mosha 70+.
Rama: Do ketë dhe për qendra shëndetësore?
Manastirliu: Po
Rama: Sot ndihemi të lehtësuar. Me këtë hapin rrugën që të lehtësojmë sezonin në mënyrë të ndjeshme.


