Gjatë vizitës së tij në qytetin e Beratit, kryeministri Edi Rama, inspektoi punimet në kantierin e ujit Orizaj.
Gjatë fjalës së tij teksa inspektonte këtë kantier, Rama theksoi se brenda vitit 2022 i gjithë Berati do të ketë ujë të pijshëm për 24 orë.
“I kemi hyrë detit në këmbë me ujin e pijshëm.
Me 100 e ca kantiere në të gjithë vendit dhe financimet masive që janë bërë, të gjitha qendrat urbane do të kenë ujë 24 orë, hap pas hapi, disa e kanë tani, disa në shtatorë, e brenda 2022 të gjitha.
Shtrirja në zona me intensitet më të vogël banimi po vijon dhe çështja e 24 orë ujë të pijshëm s’do jetë më një çështje që do të diskutohet në Shqipëri”, u shpreh kryeministri.