Rama inspekton punimet në kantierin e ujit në Berat: Brenda 2022 uji i pijshëm 24 orë s’do të diskutohet më në Shqipëri

Mos i humb

Gjatë vizitës së tij në qytetin e Beratit, kryeministri Edi Rama, inspektoi punimet në kantierin e ujit Orizaj.

Gjatë fjalës së tij teksa inspektonte këtë kantier, Rama theksoi se brenda vitit 2022 i gjithë Berati do të ketë ujë të pijshëm për 24 orë.

“I kemi hyrë detit në këmbë me ujin e pijshëm.

Me 100 e ca kantiere në të gjithë vendit dhe financimet masive që janë bërë, të gjitha qendrat urbane do të kenë ujë 24 orë, hap pas hapi, disa e kanë tani, disa në shtatorë, e brenda 2022 të gjitha.

Shtrirja në zona me intensitet më të vogël banimi po vijon dhe çështja e 24 orë ujë të pijshëm s’do jetë më një çështje që do të diskutohet në Shqipëri”, u shpreh kryeministri.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit