Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku gazetari i Star Channel Jorgo Karaivaz është vrarë mesditen e sotme.
Gazetari i kronikës së zezë, u vra me 6 plumba pasi kishte dalë nga emisioni ishte pranë shtëpisë së tij, në Alimos në rrugën Aninou te Athines.
Informacionet e para në media sugjerojnë se ai u gjet i shtrirë dhe pajetë me fytyrën poshtë, jashtë makinës së tij, pranë një parku afër banesës.
Ende nuk dihen shumë detaje rreth ngjarjes por dyshohet se autorët kanë përdorur armë silenciator për ta vrarë pasi në zonë nuk është dëgjuar asnjë zhurmë.
Gazetari Karaivaz është një nga emrat më të njohur në Greqi në hulumtimin e kronikës së zezë. Prej vitesh ai punonte pranë “Star Channel” dhe mbulonte ngjarjet policore.


