Meta pret ministren austriake: Sfida jonë më e madhe në procesin e integrimit, zbatimi i Kritereve të Kopenhagës.

Mos i humb

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar sot me Ministren Federale për Çështjet e BE dhe Kushtetutën të Republikës së Austrisë, znj.Karoline Edtstadler.

Në një postim në “Facebook”, Kreu i Shtetit shkruan se në takim ka vlerësuar miqësinë e hershme mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e pakursyer të Austrisë, si në marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe ndaj procesit të integrimit europian.

“Kënaqësi të takohesha me Ministren Federale për Çështjet e BE dhe Kushtetutën të Republikës së Austrisë, znj.Karoline Edtstadler.

Vlerësova miqësinë e hershme mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e pakursyer të Austrisë, si në marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe ndaj procesit të integrimit europian.

Theksova se sfida jonë më e madhe në këtë proces është zbatimi i Kritereve të Kopenhagës, kyç jo vetëm për përparimin e Shqipërisë me negociatat e anëtarësimit, por veçanërisht për të motivuar të rinjtë, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre europiane në vendin tonë. 🇦🇱🤝🇦🇹”, shkruan Meta.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit