Disa qytetarë shqiptarë të cilët ishin nisur drejt Maqedonisë së veriut përmes pikës kufitarë të Qafë-Tahnës, janë kthyer mbrapsht.
Mësohet se ata nuk kanë arritur të kalojnë kufirin pasi nuk kishin plotësuar karantinën 14 ditore nga data e hyrjes në vendin tonë.
Ata janë shprehur për Oranews se ky vendim u ka sjellë probleme, deri edhe në humbjen e vendit të punës.
“Duhet të shkoja në Maqedoni, nuk kaloj për shkak të karantinës”- u shpreh nje qytetar.
“Nuk kalojmë për shkak të karantinës, thonë 14 ditë. Duhen edhe 3-4 ditë. E kam të domosdoshme se kisha vendin e punës”- tha një tjetër.