Goditet sërish ‘Ndrangheta’, aksion i policisë italiane e gjermane, 31 arrestime

Mos i humb

Gjatë një operacioni të përbashkët të policisë u arrestuan në Itali dhe Gjermani 31 persona që dyshohet të jenë pjesë e “Ndragheta”-s, tha Interpoli në një njoftim për shtyp.

Rreth 800 policë dhe zyrtarë të administratës fiskale nga të dy vendet morën pjesë në një operacion të madh të kryer kundër trafikut ndërkombëtar të drogës dhe larjes së parave. “Janë sekuestruar gjithsej qindra mijëra euro, si dhe armë, kokainë, dy makina luksoze dhe bizhuteri,” tha Europoli. Duke shtuar se “vlerësimi i parave në dorë të sekuestruara është duke vazhduar, ndërkohë që janë bllokuar disa numra llogarish bankare.” Agjencia europiane e forcave të rendit ka shpërndarë në twitter një video me xhirimet e bëra gjatë operacionit.

Në Gjermani u kontrolluan bizneset në 46 pika të ndryshme në landet e Baden Vyrtembergut, Bavarisë, Renanisë Veriore-Vestfalisë dhe Hesenit. Nga tre fletë arrestet e lëshuara, policia gjermane ishte në gjendje të kryente me sukses vetëm një arrestim, raportoi AFP. Të dyshuarit mendohet të kenë trafikuar qindra kilogram kokainë nga Holanda në Itali. Po ashtu dyshohet, se ky grup ka qenë i përfshirë në një evazion të madh fiskal në Gjermani. Hetuesit gjermanë i thanë AFP, se në Itali operacioni ka qenë i fokusuar në veri të vendit, në rajonet e Piemont-es e Torinos, si dhe në rajonin jugor të Kalabrisë, ku ka qendrën ‘Ndrangheta.

Po ashtu kontrolle ka pasur në Spanjë dhe Rumani. ‘Ndrangheta’ konsiderohet të jetë shumë e fuqishme në Itali, ku ka depërtuar pothuajse në të gjithë sektorët e jetës publike në Kalabri. Në janar, policia italiane shkatërroi një skemë të madhe mashtrimesh që drejtohej nga kjo organizatë dhe arrestoi 13 vetë, përfshirë zyrtarë të qeverisë dhe politikanë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit