Një predhë luftarake që mendohet se i përket Luftës së Dytë Botërore është gjetur këtë të premte në Vlorë.
Predha është gjetur nga banorë të fshatit Peshkëpi në Vlorë.
Ka qenë një banor i zonës ai i cili ka pikasur predhën në afërsi të tokave bujqësore.
Banori që e ka gjetur thotë se ka qenë duke punuar tokën për të mbjellë pemë dhe në thellësinë 1.5 m ka ndeshur me predhën.
Predha është e rrezikshme, pasi dyshohet të jetë e paplasur.


