Sherr mes të rinjve në Vlorë, plagoset me thikë një prej tyre

Mos i humb

Një person është plagosur me thikë në qafë në lagjen “Çole” në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se ka pasur një sherr mes disa të rinjve, ku për pasojë një prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë në qafë.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri është i moshë rreth 18-vjeç. Ende nuk dihet gjendja e tij, ndërsa në vendngjarje ka shkuar ambulanca dhe policia.

NJOFTIMI

Më datë 20.05.2021, në orës 10:50 në lagjen ’24 Maji’, Vlorë, në një lokal, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. L., 20 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi A.V dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit