“Patrulla vonoi për të shkuar te vendi i ngjarjes”/ Policia e Elbasanit nën hetim për vrasjen e Everest Cakës

Mos i humb

Policia e Shtetit është përfshirë në një skandal të brendshëm pas vrasjes së Everest Çakës.

Burime bëjnë me dije se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur një hetim të thelluar për policinë e Elbasanit.

Konkretisht dyshohet se natën që ndodhi ngjarja, patrulla e policisë vonoi me qëllim shkuarjen në vendngjarje, dhe i njëjti hezitim është verifikuar se ka ndodhur edhe me ngritjen e pikave të kontrollit pas vrasjes, për tu bërë e mundur kapja e autorëve.

Më 11 maj 2021, në Lagjen Skënderbej në Elbasan, disa persona të paidentifikuar ende kanë qëlluar me armë zjarri për vdekje Everest Çakën.

Ai ndodhej me bashkëshorten brenda mjetit tip “Opel”.

Ai u qëllua me 15 plumba dhe gjeti vdekjen.

41-vjeçari ishte një emër i njohur për policinë, pasi edhe i vëllai i është vrarë vite më parë.

Vrasja e tij dyshohet se është urdhëruar nga një grup kriminal shqiptar që operon nga Dubai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit