Nishani sulmon Bashën: Është hipokrit, të dalë para shqiptarëve dhe të thotë që nuk është shantazhuar nga Berisha!

Mos i humb

Ish-presidenti Bujar Nishani ka sulmuar hapur kreun e PD Lulzim Basha. Ai e ka quajtur Bashën hipokrit, për shkak të qëndrimit pas shpalljes non grata nga SHBA-të të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nishani tha se Basha duhet të dalë para shqiptarëve dhe të thojë nëse është ndikuar apo shantazhuar nga Berisha në vendimet e forta politike që ka marrë gjatë drejtimit të PD-së.

“Mund të deklaroj kudo dhe para kudo kam konstatuar modelin e z. Berisha është një model ndershmërie dhe institucioalizmi. Unë besoj se kjo çështje do të zgjidhet, por asnjë çështje tjetër nuk do të cënoj marrëdhëniet e shqiptare me Amerikën.

Qendrimi i z Basha ishte hipokrit. Ajo që unë do të shtoj ka të bëjë me reagimin tim ndaj një qëndrimi të zotit Basha.

Ne kemi të drejtën për të kërkuar transparencë. Vetë Basha duhet ta bëjë tranparencën para shqiptareve. Ka që nga vitit 2013 që në opinion ka pasur diskutim që ai është i ndikuar dhe trysnuar nga Berisha.

Ai nuk e ka mohuar kurrë këtë. Ai duhet të dalë sot para demokratëve dhe para shqiptarëve dhe të tregojë a është ndikuar dhe shantazhuar nga Berisha. Basha i detyrohet opinionit publik dhe demokratëve”- tha Nishani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit