Dhunoi bashkëshorten e tij, pranga 50-vjeçarit në Himarë

Mos i humb

Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Himarës pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndaj 50-vjeçarit me iniciale V.N rëndon akuza për veprën penale “Dhuna në familje”.

NJOFTIMI

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin V. N., 50 vjeç, banues në Dhërmi, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit