E rëndë në Stamboll, e reja hedh foshnjën e porsalindur në koshin e plehrave, dëshmia tronditëse në polici: Kisha frikë nga babai, ai nuk dinte gjë!

Mos i humb

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Stamboll të Turqisë. Kamerat e sigurisë në rrugë, kanë fiksuar momentin, kur një grua në lagjen “Gaziosanpasa” ka hedhur në kosh plehrash fëmijën e porsalindur.

Foshnja është zbuluar nga kalimtarë të rastit, të cilët e kanë nxjerrë atë nga koshi i mbeturinave dhe e kanë dërguar në spital.

Nëna e saj, ka arritur të identifikohet nga policia dhe aktualisht është duke u marrë në pyetje, shkruajnë mediat turke.

Këto të fundit kanë zbardhur dhe dëshminë e vajzës në polici.

“Kisha frikë nga babai, ai nuk e dinte. Ja pse e bëra një gjë të tillë”, ka deklaruar vajza, e cila është liruar më vonë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit