Jep dorëheqjen drejtori i Tatimeve në Shkodër, largohet dhe kreu i Kadastrës

Mos i humb

Edhe pse u emërua vetëm tre muaj përpara, drejtori i Tatimeve në Shkodër Agron Hasanaj ka dhënë dorëheqjen nga ky post.

Hasanaj u emërua drejtor rajonal i Tatimeve pak para fushatës elektorale ndërsa ishte kandidat i platformës “Deputeti që duam” por nuk arriti të jetë në listat e kandidatëve për deputet të PS për qarkun Shkodër.

Ndërkaq ai do të zëvendësohet nga Sidrit Istrefi, i cili prej 9 vitesh ka qenë inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Shkodër.

Pork jo nuk është e vetmja dorëheqje në institucionet në Shkodër. Sipas burimeve dorëheqjen ka dhënë edhe drejtori i Agjencisë së Kadastrës në Shkodër Genc Berhani, i cili do të zëvëndësohe tnga drejtori i komanduar Slladi Dani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit