Lumi Vjosa është i sigurt, Gjykata Administrative rrëzon kompaninë turke

Mos i humb

Gjykata Shqiptare ka hedhur poshtë projektin e kompanisë turke “Shell&Turcas Petrol”. Këta të fundit po kërkonin naftë rreth lumit Vjosa dhe shumë personazhe të njohur, me në krye Leonardo Di Caprio, i bënë thirrje qeverisë shqiptare për të mbrojtur me çdo kusht Lumin Vjosa, dhe për ta shndërruar në park kombëtar.

Ndërkohë nisur nga situata e krijuar prej muajsh, Gjykata Shqiptare ka refuzuar projektin e kompanisë turke dhe për momentin, Lumi Vjosa është i sigurt.

Gjykata i ka dhënë të drejtë Ministrisë së  Mjedisit, pasi kjo e fundit hodhi poshtë “Vlerësimin e Ndikimit ne Mjedis”, që i lejonte të ngrinin hodrocentrale në Vjosë.

Lajmi u bë i ditur nga organizata ambientaliste EcoAlbania, e cila shkruan se së bashku me EuroNatur, Riverwatch dhe 38 banor të zonës mbështetën në provë Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit si dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

Por përsa i përket faktit që Vjosa të bëhet park kombëtar, ende nuk ka një miratim.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se padia është e pabazuar në ligj e prova. Kompanitë mund ta ankimojnë këtë vendim në Gjykatën Administrative të Apelit.

Kompania “AYEN-ALB”, e dalë nga bashkimi i kompanisë turke “Ayen Enerji” dhe asaj shqiptare, Fusha SH.P.K paditën Ministrinë Mjedisit në muajin shkurt të këtij viti pasi nuk u miratoi vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM), duke qenë se nuk ishin bërë konsultime me banorët e zonës.

Në mbrojtje të lumit Vjosa ka dalë dhe aktori Leonardo DiCaprio, Patagonia, Riverëatch, dhe madje edhe ËeTransfer.

Hidrocentrali i Kalivaçit ishte pjesë e skemës së shfrytëzimit të lumit Vjosa për prodhimin e energjisë elektrike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit