Godet me sende të forta dhe bën për spital një 58-vjeçar në Lushnje, arrestohet autori

Mos i humb

Një 62-vjeçar është arrestuar në qytetin e Lushnjës, pasi është kapur në flagrancë duke qëlluar me sende të forta një 58-vjeçar, i cili përfundoi në spital si pasojë e plagëve të marra. Ngjarja ndodhi në tokën e 62-vjeçarit për shkaqe të cilat ende nuk bëhen të ditura.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Lushnjë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. K., 62 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në tokën e tij në fshatin Dushk, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin M. T., 58 vjeç, banues në Dushk, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit