Shkarkimi i Metës, Kuvendi vendos sot caktimin e rendit të ditës për seancën e 10 qershorit

Mos i humb

Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit mblidhet sot për caktimin e rendit të ditës së seancës së 10 qershorit.

Pritet që sot të shqyrtohet dhe vendoset mbi kërkesën e kreut të komisionit hetimor parlamentar, socialistit Alket Hyseni, për përfshirjen e raportit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta në rendin e ditës, duke zbatuar edhe afatet ligjore.

Në rast se raporti për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta do të jetë pjesë e rendit të ditës të seancës së 10 qershorit, kjo seancë do t’i gjejë deputetët e Kuvendit shqiptar në një situatë të paprecedentë, pasi për herë të parë në 30 vite, një Parlament do të votojë për të shkarkuar një President Republike.

Për të shkarkuar kreun e shtetit, maxhoranca, sipas nenit 88 të Kushtetutës, duhet të marrë jo me pak 94 vota ose 2/ 3 e të gjithë deputetëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit