8 plumba në kokë e trup, dëshmitari përshkruan autorin që vrau shqiptarin: E qëlloi nga jashtë

Mos i humb

Detaje të reja kanë dalë për ekzekutimin mafioz të kryer mbrëmjen e djeshme në mes të Athinës në Greqi.

Viktimë e këtij atentati mbeti një 34-vjeçar me origjinë shqiptare Aris Papas.

Ndërkohë së fundmi dëshmitarët okular kanë zbuluar të dhëna për autorin e kësaj vrasje i cili më pas mundi të largohej nga vendi ngjarjes me ndihmën e një taksie.

“I shkurtër, i hollë, me një xhuboks të bardhë dhe një bluzë të kuqe”, thotë një dëshmitar i cituat nga mediat greke.

34-vjeçari shqiptar “Aris”, i cili kishte qenë shënjestër e sulmeve vrasëse në të kaluarën, u vra me të paktën 8 plumba pistolete teksa pinte kafen në një lagje në Sepolia të Athinës.

Sipas dëshmitarit okular, autori e qëlloi viktimën pa hyrë në kafe, ndërsa më pas ai u largua në këmbë përmes rrugës dhe më pas mori një taksi. Siç përshkruan ai, në kohën kur personi i armatosur hapi zjarr, shumë qytetarë rrezikuan jetën për shkak se ishin pranë objektivit.

“Autori ishte i shkurtër dhe i hollë me një xhuboks të bardhë.

Ai nuk hyri brenda, ai ishte jashtë derës dhe qëlloi.

Pranë tij ishte një çift që pinte kafe dhe pranë atij që u vra ishte shefi i dyqanit dhe pesë persona të tjerë.

Ai qëlloi, u kthye dhe iku me vrap. Në dy deri në tre minuta policët e parë erdhën sepse ishin në kishën afër.

Ata patrulluan rrugëve por nuk gjetën asgjë. Viktima ishte rrëzuar dhe shpina ishte plot me gjak.

Unë nuk e pashë autorin e krimit sepse isha larg, por pashë skenën.”

“Vetëm pronari i kafenesë pas disa sekondash doli dhe thirri Policinë”, përshkruan dëshmitari okular.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit