India regjistron rënie të rasteve me COVID-19

Mos i humb

India regjistroi rënie në përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), duke regjistruar 2.795 viktima të reja dhe 127.510 raste të reja në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Indisë, numri i të vdekurve arriti në 331.895, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve tejkaloi shifrën 28,1 milionë.

India regjistroi një rritje eksponenciale në rastet e përditshme dhe vdekjet muajin e kaluar, kur vendi po luftonte me valën e dytë të pandemisë. Rastet e reja ditore arritën në 400.000, ndërsa vdekjet ditore në 4.500.

Përderisa rastet e përditshme filluan të tregonin një trend në rënie, programi i vaksinimit në Indi shënoi një ngecje pasi disa shtete raportuan rezerva të pamjaftueshme të vaksinave.

Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Narendra Modi është përballur me kritika për dështim në trajtimin e valës së dytë dhe dhurimin e vaksinave për vendet tjera, para vaksinimit të popullsisë së saj.

Qeveria tani po kërkon të importojë vaksina, thuhet në deklaratën e ministrisë. Qeveria ka premtuar 120 milionë doza për vaksinimin kombëtar kundër COVID-19 në qershor.

Sipas të dhënave të ministrisë, India ka administruar më shumë se 210 milionë doza të vaksinave deri më tani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit